Kurti: Nga Prekazi i kushtrimit për liri në Gjakovën e kuqe të polifonisë së Saz’Iso

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme si fillim ka qëndruar në Vlorë. Më pas ai bashkë më bashkëpunëtorë shkuan për homazhe në Prekaz, duke vazhduar më pas për në Gjakovë. Kryeministri tha se ansambli unik i përbërë nga artistë virtuozë të jugut të Shqipërisë që po mbahet në Gjakovë, sjell muzikën tradicionale…

Lajme

29/11/2024 09:36

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme si fillim ka qëndruar në Vlorë. Më pas ai bashkë më bashkëpunëtorë shkuan për homazhe në Prekaz, duke vazhduar më pas për në Gjakovë.

Kryeministri tha se ansambli unik i përbërë nga artistë virtuozë të jugut të Shqipërisë që po mbahet në Gjakovë, sjell muzikën tradicionale “saze”, traditë që mishëron gëzimet dhe trishtimet e jetës, transmeton lajmi.net.

“Edhe të mërkurën, një ditë para koncertit, ata ndaluan në Çarshinë e Vjetër, duke e mbushur qytetin me tingujt e tyre spontanë dhe duke ngjallur emocion te çdo kalimtar. Kjo muzikë e veçantë ka fituar vëmendje ndërkombëtare falë producentit legjendar Joe Boyd, i njohur për punën e tij me Pink Floyd dhe Nick Drake, duke lidhur kështu tingujt tanë tradicionalë me një publik global”,tha Kurti.

Kurti gjithashtu theksoi se në këtë 28 Nëntor, është frymëzuese të shohësh si kjo trashëgimi muzikore na bashkon, duke festuar jo vetëm pavarësinë, por edhe shpirtin e kulturës sonë që mbetet i gjallë dhe i fuqishëm në çdo interpretim./Lajmi.net/