Kurti në Viti pas përurimit të industrial: : Do ta rrisë zhvillimin ekonomik dhe rajonal
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në tri vitet e ardhshme do të investojnë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike. Sipas tij, po ofrohet hapësirë shtesë për biznese dhe po nxitet ndërmarrësia. Kështu u shpreh ai një inaugurimin e zonës ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku theksoi se do…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në tri vitet e ardhshme do të investojnë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike. Sipas tij, po ofrohet hapësirë shtesë për biznese dhe po nxitet ndërmarrësia.
Kështu u shpreh ai një inaugurimin e zonës ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku theksoi se do të ketë kontribut të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal.
Në inaugurimin e këtij parku, shefi i ekzekutivit theksoi se do të ofrohet punësim dhe aftësim për të rinjtë.
Kryeministri Albin Kurti tha se bizneset që do të operojnë në këtë park industrial gëzojnë qasje më të lehta në transport, energji elektrike, ujë, internet dhe shërbime të tjera.
Kurti u zotua se me qeverisjen e tij, qarkullimi i bizneseve ka vazhduar të rritet. Gjatë periudhës janar-tetor 2023 është rritur vlera për 15, 83 miliardë euro, apo gati shtatë për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se presin që ky park të popullohet me bizneset e vendit.
Në këtë park industrial në Budrikë, ministrja Hajdari tha se do të vendosen 30 biznese.
E kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri kërkesë që kjo zonë ekonomike të rritet.