Kurti: Në Trepçë janë pranuar punëtorë pa i plotësuar kriteret

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti duke folur rreth Projektligjit të Trepçës ka thënë se një i tillë nuk do ta shpëtojë Trepçën.

Lajme

07/10/2016 19:06

Ai ka thënë se ky ligj është mashtrim për minatorët. Sipas Kurtit, përfshirja e minatorëve me 3 vjet stash si aksionarë, është e padrejtë. Gjithashtu, ai ka thënë se së fundmi shumë nga ta janë pranuar pa kritere si punëtorë në Trepçë.

“Kjo zgjedhje është një mashtrim i minatorëve. Përfshirja e punëtorëve me 3 vjet stash si aksionar është e padrejtë. Duhet të përfshihen minatorët që kanë punuar deri në 10 vite. Me ligj nuk mundësohet shpëtimi, e lërë më të garantohet shpëtimi i Trepçës”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se sipas ekspertëve të VV-së, duhet të bëhet rritje e kapaciteteve prodhuese të Trepçës, përfshirë zinkun, zhivën, bakrin, plumbin, etj.