Kurti në SHBA takohet me drejtoreshën e MCC-së, zotohet të nisë negociatat për grantet që synojnë zbutjen e papunësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme
Kurti përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Shefi i ekzekutivit deklaroi se ka biseduar me Albright për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës, për të cilën e ka falënderuar për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin.
“Një nder i veçantë për t’u [email protected]_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti.
Kompaktet e MCC-së janë marrëveshje pesëvjeçare përmes të cilave Shtetet e Bashkuara ofrojnë grante për vendet partnere për të mbështetur programet për uljen e varfërisë përmes
rritjes ekonomike.
Ndryshe, gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar sot Zyra e Kryeministrit. /Lajmi.net/
A special honor to meet @MCC_CEO Ms. Alice Albright & kick-off Kosova Compact Negotiations. I thanked her for MCC’s tireless work in enabling the Compact, which is set to become the largest investment in the 🇽🇰 energy sector & reaffirms the close bond our countries share. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/rDSI1yxI5n
— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2022