Kurti në Prizren flet edhe për dialogun: Në ekip do të jenë edhe presidenti e kryeparlamentarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar komunën e Prizrenit, ku janë pritur nga kryetari Mytaher Haskuka, nga i cili janë njohur me situatën me pandeminë Covid-19 në këtë komunë.

Lajme

09/04/2020 12:15

“Qëllimi i kësaj vizite është që të njoftohemi për përgatitjet dhe masat që po merr komuna e Prizrenit. Në Prizren kemi vetëm tre raste me koronavirus”, ka thënë Kurti.

Sa i përket masave të reja që do të marren nga qeveria, Kurti ka thënë se nuk do të ketë shlirim të masave por do të ketë shtrëngim të tyre, raporton lajmi.net.

“Ne kemi formuar një grup punuese në Qeverinë tonë që përbehet prej 4 ministrave dhe që do të përcaktoj në hollësi edhe masat edhe ndryshimet. Komunat nuk e kanë situatën njëjësoj, rrjedhimisht ne nuk mund ta trajtojmë njëjësoj”, ka thënë kurti.

Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se planifikon që të ketë dy ekipe.

Ai ka thënë se ekipi i parë do të jetë politikë, që përbehet nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një përfaqësuese i 7 partive politike që janë në Kuvend.

“Natyrisht që tash jemi të përqendruar në luftimin e pandemisë. Mirëpo, paralelisht unë më këshilltarët e mijë politikë kam bërë edhe një lloj plani se si do të zhvillohet dialogu me Serbinë dhe besoj që janë të nevojshëm dy ekipe krahas njëra- tjetrës. Ekipi i parë do të jetë politik përfaqësuese që përbehet nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një përfaqësuese i 7 partive politike që janë në Kuvend. Në anën tjetër nevojitet edhe një ekip me ekspert të fushave të ndryshme, meqenëse në dialogun ka aq shumë tema që duhet të ngritën. Pra, jam në përgatitje edhe të formimit të një ekipi të tillë, por po e theksoj nuk është prioritet, por nuk e lemë anash”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/lajminet/videos/880226785782987/