Kurti në përurimin e objektit të ri të gjykatës në Gjakovë: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot Gjakovën ku është përuruar objekti i ri i Gjykatës Themelore, e cila ka edhe dy degë një në Rahovec dhe në Malishevë. Kurti tha se ky objekt gjykate është shtëpi për 31 gjyqtarë, prej të cilëve 18 janë në Gjakovë dhe ndodhen në të njëjtën rrugë ku…

Lajme

16/08/2024 11:12

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot Gjakovën ku është përuruar objekti i ri i Gjykatës Themelore, e cila ka edhe dy degë një në Rahovec dhe në Malishevë.

Kurti tha se ky objekt gjykate është shtëpi për 31 gjyqtarë, prej të cilëve 18 janë në Gjakovë dhe ndodhen në të njëjtën rrugë ku është Policia dhe Prokuroria duke paraqitur një shtyllë tejet të rëndësishme e të vlefshme të shtetit të së drejtës dhe shtetndërtimi demokratik të Kosovës.

“Bashkë me ministren e Drejtësisë u mirëpritëm nga kryetari Nikollë Komani i cili me këtë rast na paraqiti hapësirat e reja që janë të lidhura me ngrohtoren e qytetit, kanë klimatizim qendror dhe ku secili prej gjyqtarëve e ka zyrën e vetë të veçantë, ndërkaq dy bashkëpunëtorë profesionistë e kanë një zyrë”, tha Kurti.

Ai theksoi se pajisjet janë moderne, ndriçimi i përshtatshëm, kushtet e dinjitetshme dhe është lajm shumë i mirë për punëtorët e gjykatës, por edhe për qytetarët e rajonit të Gjakovës.

“Këtu isha edhe me deputeten, Lila e deputetin Batusha që të sigurohemi që kemi një ndërtesë ku qytetarët e Gjakovës do të kenë vendin për të drejtat e tyre, por edhe për drejtësi”./Lajmi.net/