Kurti në Mitrovicën e Jugut – largohet me shpejtësi drejt xhipit të zi, pasi pyetet nëse do ta vizitojë urën e dëmtuar nga vërshimet
Zyrtarët e VV-së shkonin çdo ditë t’a vizitonin. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e shfrytëzonte për fushatë. Por, askush nga VV e as Kurti s’po e çelin gojën tash të flasin për punishten tek ura e re mbi lumin Ibër, që u dëmtua nga vërshimet, transmeton lajmi.net. Pasi e hapi fushatën në Prishtinë, Kurti u…
Lajme
Zyrtarët e VV-së shkonin çdo ditë t’a vizitonin. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e shfrytëzonte për fushatë.
Por, askush nga VV e as Kurti s’po e çelin gojën tash të flasin për punishten tek ura e re mbi lumin Ibër, që u dëmtua nga vërshimet, transmeton lajmi.net.
Pasi e hapi fushatën në Prishtinë, Kurti u pa në Mitrovicë të Jugut, së bashku me kandidatin e VV-së në këtë komunë, Faton Peci.
Një nga mediumet lokale në këtë qytet, “Mitropol”, tentoi të marr një opinion nga Kurti për çështjen e urës së dëmtuar dhe se nëse do ta vizitoj, pasi që gjendet në Mitrovicë, por që kjo nuk ishte e mundur.
VIDEO:
Kjo pasi Kurti u përshëndet shpejt me Pecin e zyrtarët tjerë të VV-së që ishin e hypi në xhipin e zi.
Përmbytja e vendpunishtes
Pas mesnate, uji i lumit Ibër ka depërtuar në vendpunishten ku po ndërtohet ura e re për këmbësorë që do të lidhë veriun dhe jugun e Mitrovicës.
Si pasojë e ngritjes së nivelit të ujit, pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të konsiderueshme.
Punëkryesi, Jahir Nimani, ka deklaruar se dyshon për ndërhyrje të qëllimshme njerëzore. Ai ka kërkuar reagim dhe hetim urgjent nga institucionet e sigurisë, përfshirë policinë dhe prokurorinë, për të zbardhur rastin.
Sipas Nimanit, shumë pajisje dhe struktura ndërtimore që ishin në proces punimesh janë dëmtuar nga përmbytja.
Në anën tjetër, Kryeshef i ndërmarrjes “Ibër- Lepenci”, Faruk Mujka ka reaguar për rastin, duke thënë se ka pasur një rritje të papritur të nivelit të ujit në lumin Ibër e që ka shkaktuar dëme materiale në punishten e urës së re që po ndërtohet te tre rrokaqiejtë në Mitrovicë/
“Shkak i kësaj ngritjeje të nivelit është sasia e madhe e ujit në digën e Pridvoricës për shkak të reshjeve të shumta ditëve të fundit në rrjedhën e epërme të lumit si dhe të rrëshqitjes së kanalit te Zubin Potoku dhe nevojës emergjente që uji i tepërt nga kanali të bartet në lumë”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai ka shkruar se “kemi ardhur në situatë të kalkulojmë dëmin më të vogël edhepse edhe kjo e krijuar nuk është për tu nënçmuar .Me rëndësi është se konstruksioni i urës nuk është rrezikuar asnjëherë”.
“Duhet të sqarohet se nuk është dorë njeriu që ka kriju dëmin por dora e njeriut e ka minimalizuar dëmin e mundshëm shumë më të madh e afatgjatë. Aty në punishte për shkak të punimeve është krijuar një fyt i ngushtë i cili nuk ka mundur ta përcjellë nivelin e ardhur”, ka pohuar ai në reagimin në Facebook.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) për Kryetar të Mitrovicës dhe nënkryetari aktual i kësaj komune, Arian Tahiri ka shprehur keqardhje për dëmet e shkaktuara kompanisë dhe punëtorëve që kanë qenë duke punuar në këtë projekt.
“Erdha në vendpunishten e Urës së Këmbësorëve për ta parë nga afër gjendjen e krijuar. Si nënkryetar dhe qytetar i Mitrovicës, shpreh keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj, të cilët me përkushtim kanë qenë duke punuar në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin tonë,” tha Tahiri.
Tutje ai tha se është momenti që të gjitha institucionet dhe qytetarët të tregojnë maturitet dhe përgjegjësi, ndërsa kërkoi që rasti të hetohet me seriozitet për të mundësuar vazhdimin e punimeve./lajmi.net/