Kurti në Irlandë të Veriut pritet nga ministrja e parë Michelle O’Neill, flasin për një sërë çështjesh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar në Irlandë të Veriut, ndërsa lajmin për ardhjen e tij e konfirmuan “Northern Ireland Executive”, në platformën “X”. Në këtë takim Kurti u prit nga Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly në Kështjellën Stormont, shkruan lajmi.net. Ndërsa në takim u diskutua një sërë…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar në Irlandë të Veriut, ndërsa lajmin për ardhjen e tij e konfirmuan “Northern Ireland Executive”, në platformën “X”.
Në këtë takim Kurti u prit nga Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly në Kështjellën Stormont, shkruan lajmi.net.
Ndërsa në takim u diskutua një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin.
“Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly pritën sot në Kështjellën Stormont kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimet mbuluan një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin.” /Lajmi.net/
First Minister Michelle O’Neill and deputy First Minister Emma Little-Pengelly today welcomed the Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, to Stormont Castle. Discussions covered a range of issues, including peace and reconciliation. pic.twitter.com/uKBUdUVzG1
— NI Executive (@niexecutive) February 28, 2024