Kurti në festën e 16-vjetorit të Pavarësisë në Londër: Mbretëria e Bashkuar ishte ndër zërat më të fuqishëm në ndaljen e gjenocidit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në festën e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Londër. Ai në këtë organizim tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për të festuar pavarësinë e Kosovës, duke qenë  kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i pavarësisë…

Lajme

24/02/2024 19:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në festën e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Londër.

Ai në këtë organizim tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për të festuar pavarësinë e Kosovës, duke qenë  kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i pavarësisë sonë.

“Në mesin e thirrjeve të fuqishme për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ishte njëri ndër zërat më të lartë dhe më të fortë. Në vitin 1999, mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ishte më larta në përqindje në mesin e britanikëve se në çdo vend tjetër të NATO-s”, tha kryeministri Kurti.

Fjalë mirëseardhëse në këtë ceremoni, pati edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti i cili foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves. /Lajmi.net/