Kurti në CNN: Policia do të vazhdojë të qëndrojë nëpër komuna

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar për një intervistë për mediumin amerikan CNN ku e ka komentuar situatën e tensionuar në veri. “Policia duhet të jetë në cdo komuna si në cdo komuna në republikën tonë. Janë gjithsej 38 komuna”, tha Kurti për CNN. “Po, për sa kohë të jetë një…

Lajme

30/05/2023 20:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar për një intervistë për mediumin amerikan CNN ku e ka komentuar situatën e tensionuar në veri.

“Policia duhet të jetë në cdo komuna si në cdo komuna në republikën tonë. Janë gjithsej 38 komuna”, tha Kurti për CNN.

“Po, për sa kohë të jetë një turmë e dhunshme jashtë ndërtesës, nuk mund të kem vetëm pak policë. Më duhet të kem policë që ruajnë rendin dhe ligjin. Komuna është për të gjithë, e jo vetëm për bandat kriminale”, vazhdoi tutje ai.