Kurti: Në 2025-ën niveli i furnizimit me barna esenciale në Onkologji do të jetë 100%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin që vjen, pra në 2025-ën, për herë të parë niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100 për qind. Këtë, shefi i qeverisë e tha nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ndër të tjera bëri të ditur se për…

Lajme

11/11/2024 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin që vjen, pra në 2025-ën, për herë të parë niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100 për qind.

Këtë, shefi i qeverisë e tha nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ndër të tjera bëri të ditur se për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për vitin 2025, ka ndarë 105 milionë euro.

“Për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për vitin 2025 kemi ndarë 105 milionë euro, ku përfshihen buxheti për barna esenciale, materiale tjera të nevojshme dhe shërbime shëndetësore. Përmes tij, po shtojmë barna të reja në listën esenciale dhe në vitin që vjen për herë të parë niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100%. Klinikë pas klinike”, ka shkruar Kurti.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)