Kurti takohet me presidentin e TIKA-s, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit dypalësh
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren. Në këtë takim në fokus ishin thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe projektet zhvillimore që TİKA po mbështet në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dy vlerësuan rezultatet e…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren.
Në këtë takim në fokus ishin thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe projektet zhvillimore që TİKA po mbështet në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Të dy vlerësuan rezultatet e deritanishme të projekteve në arsim, shëndetësi, zhvillim rural dhe bujqësi, si dhe ruajtje të trashëgimisë kulturore, duke theksuar rëndësinë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike dhe fuqizimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale.
Po ashtu Kryeministri u shpreh se Kosova e çmon partneritetin me Turqinë dhe kontributin e TİKA-s në projekte konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë.
Ndërsa nga ana e tij, Abdullah Eren theksoi përkushtimin e TİKA-s për vazhdimin dhe zgjerimin e programeve mbështetëse. Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë që të punohet së bashku me institucionet qendrore dhe komunale për projekte të shpejta, të qëndrueshme dhe me ndikim të matshëm. /Lajmi.net/