Kurti merr pjesë në përurimin e Klinikës së Gjinekologjisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të vizitojë sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kurti do të marrë pjesë në përurimin e Klinikën së Gjinekologjisë. Përurimi i kësaj klinike e cila ndër vite ka qenë në gjendje tejet të rëndë do të bëhet në ora 10:00. Duhet përkujtuar që shumë prej qytetarëve të Kosovës kanë…

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të vizitojë sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kurti do të marrë pjesë në përurimin e Klinikën së Gjinekologjisë.
Përurimi i kësaj klinike e cila ndër vite ka qenë në gjendje tejet të rëndë do të bëhet në ora 10:00.
Duhet përkujtuar që shumë prej qytetarëve të Kosovës kanë zgjedhur që lindjet e fëmijëve t’i kryejnë në klinika private pikërisht për shkak të gjendjes shumë të keqe të klinikës së Gjinekologjisë.
Madje ishte bërë shqetësuese edhe mungesa e gjërave elementare higjienike në këtë klinikë./Lajmi.net/