​Kurti mbyll vizitën në SHBA, sot në Zvicër

Lajme

23/05/2022 09:11

Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.

Siç ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, Kurti aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.