Kurti mbledh partinë: U flet për “gjoja” për suksese

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, duke treguar kështu të arriturat e tyre, gjatë 3 viteve të ardhjes së saj në pushtet. Megjithatë, në këtë mbledhje nuk munguan as kritikat për sistemin e drejtësisë, prej së cilës, sipas tyre, po mungon drejtësia në Kosovë. Në fjalën e tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,…

Lajme

14/04/2024 14:23

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, duke treguar kështu të arriturat e tyre, gjatë 3 viteve të ardhjes së saj në pushtet.

Megjithatë, në këtë mbledhje nuk munguan as kritikat për sistemin e drejtësisë, prej së cilës, sipas tyre, po mungon drejtësia në Kosovë.

Në fjalën e tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, janë ekzekutuar 555 milionë euro në investime kapitale, është rritur për 195 milionë euro buxheti për komunat dhe përmbi 100 milionë euro buxheti për shëndetësi, dhe në shumë lami të tjera.

Kurti theksoi se në kohën kur kemi kërcënime të sigurisë nga fqinji verior, Kosova është përgjigjur me dyfishim të buxhetit për ushtri dhe trefishim për buxhetin për armatim. Ndërsa, në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria dhe siguria duke mbyllur 27 rrugë ilegale, shkatërruar nëntë laboratorë droge, të kriptovalutave dhe depo të armatimit, dhe janë ngritur nëntë stacione policore për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit.

Ndërsa, duke përmendur sistemin e drejtësisë në Kosovë, Kurti ka deklaruar se si një popull ku është kryer gjenocidi dhe ku përdhunimi seksual ka qenë armë lufte, kundër popullit tonë e për robërimin e vendit tonë, do të duhej që të kemi dyfish më shumë përgjegjësi, ndershmëri, vetëdije për barazinë gjinore dhe për nevojën për t’i mbrojtur gratë dhe vajzat.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë në pushtet u fol edhe për të arriturat e tjera.