Kurti: Marrëveshja në Bruksel, tinëz Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Isa Mustafa dhe Ivica Daçiq është arritur “tinëz popullit dhe tinëz Kuvendit të Kosovës”.

Lajme
Kurti, këto komente i bëri këto koment gjatë homazheve të bëra në vendin ku u vranë pjesëmarrësit e protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, Mon Bala dhe Arben Xheladini.
Ai tha se për këtë marrëveshje, pjesëmarrësit e dialogut në Bruksel nuk patën leje.
“Kemi një marrëveshje të re që bëhet në Bruksel se si të ndahet gjyqësia e Kosovës nga Mustafa e Vuçici midis serbëve e shqiptarëve gjithmonë me një kryetar serb aty”, tha Kurti.
“Ne ende nuk e kemi parë marrëveshjen por edhe nuk kemi se si ta shohim për shkak se edhe bisedimet e zhvilluara në Bruksel edhe marrëveshja atje janë zhvilluar tinëz popullit të Kosovës dhe Kuvendit të Republikës”, u shpreh ai.
Kreu i Vetëvendosjes u shpreh se dialogu në Bruksel “nuk është dialog për normalizim e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë por është dialog për sabotimin e shtetësisë së Kosovës”.
“Kosova nuk ka nevojë për pajtim me Serbinë në krye të secilës janë pasardhësit e regjimit fashist të Millosheviqit e Sheshelit, por Kosova ka nevojë për dekolonizim”, u shpreh ai.
———————————————
Anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje kanë përkujtuar Mon Balajn dhe Arben Xheladinin me rastin e tetë vjetorit të vrasjes së tyre, në demonstratën e 10 shkurtit 2007, që ishte organizuar kundër negociatave me Serbinë dhe planit të Ahtisaarit.
Me këtë rast lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar momentin e vrasjes së tyre, duke thënë se Balaj e Xheladini ranë heroikisht.
“Ne jemi mbledhur sot këtu në kujtim të Monit dhe të Arbenit të cilët u vranë nga Policia e UNMIK-ut për të mos u harruar gjaku I tyre, dhe për të mos u harruar emir i tyre”, ka thënë Kurti.
Me këtë rast prezentë ishin edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe aktivistë të tjerë të VV-së.