Kurti: Maqedoni ka për qëllim pakësimin e popullsisë shqiptare

Mos diskutimi në Kuvendin e Kosovës për ngjarjet në Kumanovë, sipas Albin Kurtit, dëshmon për atë se deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit nuk i përfaqësojnë as sa për sy e faqe ata.

Lajme

15/05/2015 11:13

Sipas Kurtit ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë për qëllim pakësimin e popullsisë shqiptare atje, që aktualisht kalon edhe çerekun e popullsisë së përgjithshme në Kumanovë.

Kurti thotë se ngjarjet e fundit i kanë konvenuar më së shumti kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevksit, dhe homologut tw tij serb, Aleksandar Vuçiqit.

Ai kritikoi të gjithë krerët e institucioneve për deklaratat e tyre që sipas Kurtit, asnjëri nga ta nuk e dënoi aktin në Kumanovë, por folën vetëm për vete, raporton KP.

“Të gjitha deklarata e krerëve institucional të Kosovës ishin deklarata që mendojnë vetëm për vete e jo për qytetarët e Kumanovës. Asnjëri nga ta nuk e dënuan këtë akt. Ambasador të ndryshëm perëndimor e tejkaluan edhe çdo fjalor por këtë nuk e bënë politikanët tanë. Unë jam i bindur që shumica e deputetëve të Kosovës nuk e mendojnë këtë si shefat e tyre, por është edhe arsyeja pse nuk u lejua ky debat”, tha Kurti./lajmi.net/