Kurti liron nga detyra Goran Rakiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq. Vendimi i Kurtit vjen tri javë pasi që kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte dhënë dorëheqje, shkruan lajmi.net Në pozitën e Rakiqit, Kurti sot ka emëruar Nenad Rashiq. Në njoftim, Kurti ka uruar Rashiqin për detyrën e re…

Lajme

01/12/2022 11:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Vendimi i Kurtit vjen tri javë pasi që kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte dhënë dorëheqje, shkruan lajmi.net

Në pozitën e Rakiqit, Kurti sot ka emëruar Nenad Rashiq.

Në njoftim, Kurti ka uruar Rashiqin për detyrën e re dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/