Kurti kundër Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb – i shërben Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, merr shumë kohë dhe kjo shkon në favor të shtetit fqinj.

Lajme

30/05/2019 10:58

“Në këtë situatë ndodhemi si pasojë e kryetarit të kuvendit, e kemi pretekstin kontekstin por nuk e kemi tekstin, nuk dihet se si ec e ku mbërrin ky Tribunal ndonëse po kalojnë ditët e kësaj ideje si propozim”, ka thënë Kurti, raporton lajmi.net.

Kurti ka thënë se edhe nëse do të mundësohet realizimi i një Tribunali të tillë merr kohë themelimi dhe funksionimi i tij.

“Gjykata Speciale i bën 4 vjet, deri më tani nuk ka aktakuza e lëre me dënime. Merr tepër shumë kohë, ideja për Tribunal Ndërkombëtar i jep kohë Serbisë, i jep kohë kundërshtarit tonë”.

Sipas tij, me këtë ide Serbia sigurohet se nuk do ta gjej gjë.

“Me këtë ide Serbia sigurohet se me këtë gjë nuk do ta gjej gjë, pasi shkuan shumë vjet, 4 shkuan për Specialen e kjo është më e madhe. Kjo është ide që të ecim ngadalë”, ka deklaruar Kurti. /Lajmi.net/