Kurti kujton të rënët e Pollatës e Grabanicës në 34 vjetorin e rënies së tyre

Të rënët e fshatrave Pollatë e Grabanicë, sot, në përvjetorin e 34 pas rënies u përkujtuan nga kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se qëllimi i rrethimit të këtyre fshatrave ishte që të terrorizonte popullin shqiptar të Kosovës. Kurti tha se më 13 shtator të viti 1990, qindra…

Lajme

13/09/2024 23:14

Të rënët e fshatrave Pollatë e Grabanicë, sot, në përvjetorin e 34 pas rënies u përkujtuan nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se qëllimi i rrethimit të këtyre fshatrave ishte që të terrorizonte popullin shqiptar të Kosovës.

Kurti tha se më 13 shtator të viti 1990, qindra policë dhe ushtarë serbë e rrethuan fshatin Pollatë të Podujevë, duke e realizuar një aksion kriminal të koduar me emrin “Munja” apo në shqip “Rrufeja”.

“Qëllimi i tyre ishte terrorizimi i popullit shqiptar të Kosovës, duke e dhënë një shembull të veçantë të brutalitetit të aparatit shtetëror të dhunës arbitrare dhe politike; si dhe pengimi i lëvizjeve dhe organizimeve të mëtutjeshme, gjashtë ditë pas mbledhjes së Kaçanikut ku më 7 shtator, delegatët e Kosovës e kishin miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkroi ai duke i përmendur këtu edhe emrat e të rënëve./Lajmi.net/