Kurti kthen kokën që mos t’i flasë fare presidentes Osmani, Konjufca e Kusari-Lila dalin ta përshëndesin tek dera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot fjalimin vjetor të saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në mesin e shumë temave të cilat i ka përmendur, ajo ka kritikuar edhe Qeverinë aktuale dhe kryeministrin Kurti për siç thotë ajo “talljet që bëhen në llogari të aleatëve” si dhe prishjen e marrëdhënieve të Qeverisë…

Lajme

21/11/2024 11:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot fjalimin vjetor të saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e shumë temave të cilat i ka përmendur, ajo ka kritikuar edhe Qeverinë aktuale dhe kryeministrin Kurti për siç thotë ajo “talljet që bëhen në llogari të aleatëve” si dhe prishjen e marrëdhënieve të Qeverisë së Kosovës me vendet aleate.

“Asnjëherë s’e kam kuptuar dhe s’e kuptoj as talljet që bëhen në llogari të aleatëve dhe as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimet e emrit të tyre për të fituar pushtet. As njëra as tjetra s’i bën nder Kosovës, por duhet shumë punë e shumë angazhim për mbajtje të aleancave bazuar në parime e vlera”, ka thënë Osmani.

Pasi përfundoi fjalimin e saj, Osmani u pa teksa afrohej tek foltorja, por në ato momente kryeministri Kurti bëhej sikur fliste me ministren Albulena Haxhiu nga larg.

Ai tentoi që të mos e kthej fare kokën nga presidentja, e të mos i flasë.

Duke shkuar edhe më larg kur presidentja lëshoi sallën e Kuvendit të Kosovës për ta përshëndetur atë dolën kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila.

Të njëjtën nuk e bëri edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti .Raportet mes Kurtit dhe Osmanit tash e një kohë duket se janë zbehur, ndërsa për këtë ende nuk ka folur asnjëri prej tyre. /Lajmi.net/