Kurti konfirmon pozitën e re të Rrahman Ramës pas largimit nga FSK

Rrahman Rama nuk do të jetë më komandant i FSK-së.

Lajme

30/11/2021 18:42

Kjo pasi që në krye të Ushtrisë së Kosovës u emërua Bashkim Jashari, që është nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, shkruan lajmi.net.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar pozitën e re që do ta ketë Rrahman Rama.

Ky i fundit do të jetë përfaqësues i Kosovës në RACVIAC të Kroacisë.

“Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka shkruar Kurti.

RACVIAC është qendra për bashkëpunim në fushën e sigurisë.

E njëjta ka selinë në Rakitje të Kroacisë. /Lajmi.net/