Kurti: Kemi nevojë për NATO-n në Kosovë, derisa Kosova të anëtarësohet në NATO

Sot në Kosovë po qëndron kancelari gjerman Olaf Shcolz, i cili është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajme

10/06/2022 12:56

Të dy pas takimit, kanë mbajtur një konferencë për media ku janë deklaruar për çështje të ndryshme, si liberalizimi i vizave për Kosovën, çështjen e “Ballkanit të Hapur”, si dhe u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shkruan lajmi.net.

Kurti, në njërën prej përgjigjeve dhënë për gazetarët, ka folur edhe për prezencën e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se prezenca e NATO-së në Kosovë është e domosdoshme.

“Kur kemi parasysh lidhjet e ngushta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë edhe në aspektin ushtarak, prandaj prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. S’do të thotë që s’po investojmë në kapacitetet tona, kemi rritur buxhetin për mbrojtje, dëshirojmë të bëhemi anëtarë në Partneritetin për Paqe në NATO. Kemi nevojë për NATO-n në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/