Kurti ia mësyen QKUK-së, shkon për përhajër pasi një pajisje do të vihet në funksion

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, do t’ia mësyjnë sot Klinikës së Onkologjisë në QKUK. Vizitën do ta realizojnë në orën 11:30. Ata do të deklarohen për media në hapësirën e jashtme te objektit të Klinikës së Onkologjisë. “Të premten, 11 gusht 2023, në ora 11:30, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti…

Lajme

11/08/2023 08:33

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, do t’ia mësyjnë sot Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Vizitën do ta realizojnë në orën 11:30. Ata do të deklarohen për media në hapësirën e jashtme te objektit të Klinikës së Onkologjisë.

“Të premten, 11 gusht 2023, në ora 11:30, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia do të vizitojnë Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë.

Për vëmendjen tuaj: Ju lutemi që ta keni parasysh se shkaku i mbrojtjes së shëndetit të pacientëve të cilët trajtohen në Klinikën e Onkologjisë, pamjet nga hapësira e brendshme në këtë klinikë do të sigurohen nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilat më pas do t’u përcillen të gjitha mediave”, thuhet në njoftim.