Kurti i shkruan gjyqtarit francez të Speciales për lirimin me kusht të Rexhep Selimit

David Young, avokat i Rexhep Selimit në Hagë, ka kërkuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, lirimin me kusht të klientit të tij. Kërkesa në fjalë ka gjithësej 14 faqe dhe përbëhet nga 51 pika, në të cilat përfshihen edhe konkluzionet dhe kërkesat. Por, kjo kërkesë në vete përmbanë edhe një letër të ardhur nga Kosova.