Kurti fton qytetarët të zgjidhin rastet civile me Ndërmjetësim: Rreth 90% të tyre përfundojnë me sukses

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët që ti zgjidhin rastet civile me Ndërmjetësim pasi që sipas tij rreth 90% të tyre përfundojnë me sukses. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Ndërmjetësimi ofron një zgjidhje efikase dhe të shpejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. “Qeverisja jonë është e përkushtuar për të mbështetur…

Lajme

04/09/2024 21:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët që ti zgjidhin rastet civile me Ndërmjetësim pasi që sipas tij rreth 90% të tyre përfundojnë me sukses.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Ndërmjetësimi ofron një zgjidhje efikase dhe të shpejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Qeverisja jonë është e përkushtuar për të mbështetur dhe zhvilluar metoda alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe Ndërmjetësimi ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në vendin tonë.
Në Republikën e Kosovës, nga viti 2021 deri në vitin 2023, shifrat e rasteve në Ndërmjetësim kanë shënuar rritje të dukshme, aq sa vetëm nga gjykatat, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ndërmjetësim, janë referuar 5,424 raste penale dhe 6,633 raste civile”, ka shkruar Kurti.
Ai ka shtuar edhe disa statistika të rasteve të zgjidhura me Ndërmjetësim, shkruan lajmi.net.
“Ky progres karakterizohet sidomos me rastet civile. Përderisa në vitin 2021 në ndërmjetësim ishin referuar 864 raste civile, ky numër ishte rritur në 1673 raste të kësaj natyre në vitin 2022, ndërsa ishte shumëfishuar në 4096 raste në vitin 2023. Thënë në përqindje i bie që viti 2022 ka shënuar rritje të referimit të rasteve civile për 93.6 për qind në raport me vitin 2021, ndërsa viti 2023 rritje të referimit të rasteve civile prej 144.8% në raport me vitin 2022, ose 374% në raport me vitin 2021. Kurse trendi i rritjes së rasteve të referuara në Ndërmjetësim gjatë këtij viti pritet të tejkalojë edhe më shumë vitet paraprake. Ky progres i Ndërmjetësimit është rezultat i politikave të zbatuara nga Ministria e Drejtësisë, të cilat kanë siguruar një procedurë të shpejtë dhe me kosto të ulët për qytetarët tanë”, ka shtuar ai. 
Derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zgjidhin në këtë formë rastet, ai ka thënë se Ndërmjetësimi është zgjedhja e mençur për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: