Kurti flet për mbledhjen në Prevallë: Do ua transformojmë jetën njerëzve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot në Prevallë.

Lajme

29/02/2020 23:30

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ka thënë se do ketë investime në edukim, ekonomi, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në drejtësi, që sipas tij këti janë prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

“Sot, qeveria që Kosova e votoi masivisht në zgjedhjet e 6 tetorit e që u votua në Kuvend më 3 shkurt, draftoi një program që do të transformojë jetën e njerëzve. Investime në edukim, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në sistemin juridik, janë disa nga prioritetet tona”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Mbledhja e sotme e Qeverisë ishte gjithëditore, teksa në të nuk u diskutua për pikën kryesore të ditëve të fundit, heqjen e taksës. /Lajmi.net/