Kurti emëron drejtorin e ri të Doganës së Kosovës

 Agron Llugaliu është drejtori i ri i Doganës së Kosovës.

Lajme

21/04/2021 16:16

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese”, thuhet tutje në komunikatë. /Lajmi.net/