Kurti e Sveçla edhe sot në veri të vendit, vihet gurthemeli i një stacioni të ri policor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në veri të vendit. Bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ata kanë vendosur gurthemelin e stacioni të ri të policë në Leshak. Edhe pse në një mot aspak të përshtatshëm e me shumë shi, Kurti dhe Sveçla janë parë bashkë me një numër të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në veri të vendit.
Bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ata kanë vendosur gurthemelin e stacioni të ri të policë në Leshak.
Edhe pse në një mot aspak të përshtatshëm e me shumë shi, Kurti dhe Sveçla janë parë bashkë me një numër të madh të zyrtarëve policorë duke vënë gurthemelin e këtij stacioni, transmeton lajmi.net.
Pas kësaj, Kurti dhe Sveçla nuk kanë dashur që të deklarohen për media.
Duhet theksuar se pavarësisht zhvillimeve të shumta në veri të vendit, Kurti dhe Svecla vizitat e tyre i kanë pasur mjaftë të shpeshta.
Të njëjtit janë parë në veri edhe përgjatë muajit të kaluar kur në diskutim të shpeshtë ishte mundësia e hapjes së urës së Ibrit, gjë e cila tani ka rënë sërish në heshtje./Lajmi.net/