Kurti e përfaqëson Kosovën me fusnotë në takimin e Stabilizim-Asociimit

Në takimin e mbajtur në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ku është pjesë kryeministri Albin Kurti, ky i fundit ka përfaqësuar Kosovën me fusnotë.

Lajme

07/12/2021 14:31

Takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit shqyrton gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Pjesëmarrësit diskutojnë veçanërisht: kriteret politike, kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Partnerët shkëmbejnë mendime edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Për fusnotën, në uebfaqen e Këshillit të BE-së, thuhet se “ky përcaktim është pa paragjykim për qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

Fusnota e Kosovës është parë edhe në dokumentin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, më saktësisht në titull, Kosova shënohet me fusnotë dhe quhet si “territor”.

Një marrëveshje e këtillë u arrit përgjatë ditës së djeshme lidhur me vazhdimin një-vjeçar të shfrytëzimit të ndërtesës , në të cilën janë të vendosura zyrat e BE-së.

Në pjesën sqaruese të fusnotës së titullit në dokument, thuhet se referimi është bërë “pa paragjykime, në përputhje me statusin dhe në një linjë me Rezolutën 1244 dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”. /Lajmi.net/