Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Kurti e Pendarovski bisedojnë për gjendjen me COVID-19 në vendet respektive

17:06 | 21 Maj 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ku dyshja ka diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore.

Vëmendje e veçantë iu dha situatës së krijuar në të dy vendet pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Kryeministri në detyrë Kurti dhe Presidenti Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

“Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm, por veçanërisht në kohë të sotme. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për marrëdhënie bilaterale me fqinjët e saj dhe të jetë faktor kyç dhe kontributdhënës në regjion”, citohet të ketë thënë Kurti në këtë bashkëbisedim.