Kurti e emëron edhe një zv/ministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar edhe një zëvendësministër.

Lajme

23/04/2021 13:55

Bëhet fjalë për Arsim Berishën, i cili është emëruar zëvendës i Arben Vitisë në ministrinë e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.

Ndryshe,  Kurti është zotuar se qeveria e tij nuk do të ketë më shumë se 30 zv/ministra, saktësisht nga dy për secilën ministri. /Lajmi.net/