Kurti dje u deklarua për hapjen e urës së Ibrit, sot KFOR publikon video me informata nga atje
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar sot një video nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për të treguar rikujtuar se vazhdojnë patrullimin në atë zonë. KFOR shkruan për njësitë K9, e që janë ekipe speciale me qen të trajnuar të cilët mund të detektojnë eksplozivët dhe të sinjalizojnë ushtarët. “Njësitë K9 janë ekipe…

Lajme
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar sot një video nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për të treguar rikujtuar se vazhdojnë patrullimin në atë zonë.
KFOR shkruan për njësitë K9, e që janë ekipe speciale me qen të trajnuar të cilët mund të detektojnë eksplozivët dhe të sinjalizojnë ushtarët.
“Njësitë K9 janë ekipe speciale me qen shumë të trajnuar. Ata rregullisht kryejnë inspektime për të mbajtur sigurinë dhe qetësinë. Ata mund të detektojnë eksplozivët si ato sipërfaqësore si ato nëntokësore. Kur një qen zbulon një eksploziv ai ulet dhe sinjalizon stërvitësin e tij. Lidhja mes qenit dhe pronarit të tij është esenciale për suksesin e ekipit”, thuhet në përshkrimin e videos.
Ndryshe së fundi pati mjaftë shumë diskutime në lidhje me mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit.
Madje kryeministri Kurti dje deklaroi se hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt, por për të gjithë.
“Natyrisht që askush nuk mund të thotë se kjo nuk është një gjë e mirë apo e drejtë, por dëshirojmë që të zbatohet ligji e të respektohet lira e lëvizjes por në të njëjtën kohë të kemi paqe e siguri për të gjithë. Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër që në synojmë nuk është kundër askujt, por është për qytetarët dhe për mallrat e kapitalin, ajo i ndihmon njerëzit në të dyja anët e Ibrit pa dallim etnie. Janë edhe tre ura të tjera mbi lumin Ibër dhe të ngelet vetëm kjo urë e mbyllur për vetura, nuk mendojmë që është në rregull”, u shpreh shefi i qeverisë.
“Ura është aty për të kaluar një lum, liqe apo një greminë, e tash nuk mund të kemi ura që janë bypass për një urë. Besoj që edhe kjo urë duhet të jetë e hapur, madje para shumë vjetësh në njërën prej marrëveshjeve të Brukselit, hapja e urës në mënyrë të plotë edhe për qytetarët edhe për automjete është quajtur simbol i normalizimit. Kundër askujt, por për të gjithë”, tha kryeministri./Lajmi.net/
KFOR continues to implement its mandate – based on UN Security Council Resolution 1244 of 1999 – to provide a safe and secure environment for all people living in Kosovo. pic.twitter.com/PwfMQDR1qy
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) July 19, 2024