Kurti thotë se partitë e tjera po garojnë për vendin e dytë e ai e as Osmani nuk kanë çka kërkojnë në atë garë.
“Gara e partive tjera është për vendin e dytë, e as unë e as zonja presidente nuk kemi çka kërkojmë në atë garë”, deklaroi Kurti.
Ky deklarim i Kurtit vjen përkundër se ai ishte insistuesi më i madh në të kaluarën që të ketë debate mes kandidatëve për kryeministrave.
Ishte Enver Hoxhaj i PDK-së, ai që dje e ftoi Kurtin në gjashtë debate televizive, për shëndetësi, ekonomi, sundim të ligjit, arsim e politikë të jashtme. /Lajmi.net/