Kurti deklarohet për rastin e Faton Hajrizit dhe fton qytetarët mos ta “shpallin” hero atë: Patriot është Polici i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot në lidhje me rastin e Faton Hajrizit. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se institucionet tona janë përpjekur maksimalisht që në vazhdimësi të transmetojnë informacione zyrtare. “Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, dhe institucionet tona janë përpjekur…

Lajme

24/07/2024 10:26

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot në lidhje me rastin e Faton Hajrizit. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se institucionet tona janë përpjekur maksimalisht që në vazhdimësi të transmetojnë informacione zyrtare.

“Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, dhe institucionet tona janë përpjekur maksimalisht që në vazhdimësi të transmetojnë informacion zyrtar. Së fundmi përmes MPJD jemi informuar nga drejtoria e bashkëpunimit ndërkombëtar policor ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe me 22 korrik kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi, të njëjtat shenja së bashku me shenjat e qytetarit Faton Hajrizi janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit drejtoria e bashkëpunimit ndërkombëtar policor ka pranuar se këto shenja i takojnë shtetasit Faton Hajrizi”,tha Kurti.

“Megjithatë sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë dhe vrasja e tij e raportuar kërkon hetim vendor e ndërkombëtar”, u shpreh kryeministri.

Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e euforisë për të “shpallur Hajrizin hero”.

“I ftoj qytetarët e vendit tanë të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë, janë 23 policë të rënë në detyrë.Më 26 korrik për të tretën herë radhazi e shënojmë si ditë memorial për policët e rënë në krye të detyrës, e që përkon me rënien e heroit tjetër të ditëve tona të Enver Zymberit që ranë në krye të detyrës më 2011.Edhe sot e ripërsërit thirrjen te organet përgjegjëse të gjitha këtyre rasteve dhe sjelljen e autorëve para përgjegjësisë”, shtoi ai./Lajmi.net/