Kurti bën paraqitjen e parë në TVV, paralajmëron rikthimin në qeverisje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për kanalin e partisë së tij, TVV, për qeverisjen alternative të subjektit që ai udhëheq.

Lajme

12/08/2020 21:10

Ai ka thënë se “Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit”, duke shtuar se situatë më të rëndë se kjo Kosova nuk ka përjetuar që nga paslufta.

Kurti, ish-kryeministër i vendit, ka akuzuar qeverinë aktuale, duke thënë se ka dështuar t’u japë zgjidhje dy krizave, që ai thotë se janë ekonomia dhe shëndetësia.

Ai më pas ka thënë se VV-ja ka krijuar qeverisjen alternative, që përqendrohet në ekonomi dhe shëndetësi.

“Do t’i përmbledhim ato që qeverisja të ndodhë pa asnjë minutë pas rikthimit tonë në qeverisje”, ka thënë Kurti.

YouTube player