Kurti: Barrikadat që vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë, por nga lart
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur gjerësisht në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës për situatën e tensionuar të krijuar në veri. Kurti ka fajësuar establishmentin serb për vendosjen e barrikadave atje, shkruan lajmi.net. “Barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart. Ato nuk përfaqësojnë qytetarët…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur gjerësisht në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës për situatën e tensionuar të krijuar në veri.
Kurti ka fajësuar establishmentin serb për vendosjen e barrikadave atje, shkruan lajmi.net.
“Barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart. Ato nuk përfaqësojnë qytetarët tanë e as nuk i mbrojnë ata. Kurse, në anën tjetër, Policia e Kosovës edhe përbëhen nga qytetarët tanë pa dallim edhe në shërbim të tyre”, deklaroi ndër të tjera ai.
Tutje, kryeministri falënderoi të gjithë për, siç tha ai, maturinë që u shfaq më 31 korrik dhe 1 gusht. /Lajmi.net/