Kurti: Asociacioni është i kryetarëve të nderit Thaçi dhe Mustafa, për shkak timin s’po zbatohet se për ju moti ish kry

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ftuar opozitën që para përfaqësuesve ndërkombëtarë t’i shpalosin kërkesat e tyre në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi. Kurti tha se kur ta “takoni Escobarin, thuajini përpara”. “Kur ta takoni Escobarin, thuajini përpara, mendomëni mua dhe thuajini atij se jeni për marrëveshje finale dhe njohje reciproke në qendër. Po thoni se…

Lajme

09/02/2023 12:28

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ftuar opozitën që para përfaqësuesve ndërkombëtarë t’i shpalosin kërkesat e tyre në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi.

Kurti tha se kur ta “takoni Escobarin, thuajini përpara”.

“Kur ta takoni Escobarin, thuajini përpara, mendomëni mua dhe thuajini atij se jeni për marrëveshje finale dhe njohje reciproke në qendër. Po thoni se po fshihem, si mund të fshihem kur ju kam ftuar në zyrë për ta parë propozimin e BE-së”,shtoi Kurti.

Kurti theksoi se “ky Asociacion është i kryetarit të nderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të nderit të PDK-së, Hashim Thaci”.

“ Dallimi është drastik. Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës. Por, duke iu falënderuar qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për ju moti ishte kryer. Unë i kam përmendur gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, të cilin ju e keni sjell”, u shpreh Kurti.

Tutje, kreu i ekzekutivit tha se “Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” nuk po zbatohet pasi ka qeveri demokratike./Lajmi.net/