Kurti arrin një ditë më herët në Ohër për takimin me Vuçiqin

Kryeministri kosovar, Albin Kurti tashmë ka arritur në Ohër. Atje të shtunën, më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. Kurti dhe Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç…

Lajme

17/03/2023 18:59

Kryeministri kosovar, Albin Kurti tashmë ka arritur në Ohër.

Atje të shtunën, më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Kurti dhe Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.