Kurti-Abdixhikut: Ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi Vjosa

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka replikuar sot në Kuvendin e Kosovës drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai saktësisht ka replikuar në momentin kur Abdixhiku ka përmendur një rast kur ish-deputeti Adem Mikullovci kishte përmendur një citat të Azem Shkrelit. Pas kësaj, Kurti tha se Abdixhiku duhet ta dijë se tash e dy vjet,…

Lajme

23/03/2023 13:43

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka replikuar sot në Kuvendin e Kosovës drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai saktësisht ka replikuar në momentin kur Abdixhiku ka përmendur një rast kur ish-deputeti Adem Mikullovci kishte përmendur një citat të Azem Shkrelit.

Pas kësaj, Kurti tha se Abdixhiku duhet ta dijë se tash e dy vjet, LDK-në e ka marrë Lumi Vjosa.

“Për mua është e qartë që ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi, LDK-në e ka marrë Vjosa, LDK-në e ka marrë lumi Vjosa”, tha Kurti.

Tutje ai tha se përpara takimit për në Ohër, ai është takuar edhe me këshilltarin e tij për dialog, Mark Weller.

“Duke u kthyer prej Ohrit për Prishtinë, të gjitha reflektime, serish nuk e kam pasur Besnik Bislimin, por Mark Wellerin dhe ai pajtohet plotësisht për gjithçka çka kemi bërë. Pajtohet edhe me përkufizimet që i përmenda këtu”, theksoi Kurti./Lajmi.net/