Kurteshi: Vendimi për Hasanin kriminalizim i sistemit të drejtësisë

Vendimin e Gjykatës Themelore për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për hetim të veçantë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka komentuar sot anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, ish – Avokati i Popullit Sami Kurteshi.

Lajme

03/02/2016 15:03

Kurteshi në një konferencë për media ka thënë sot se nga keqpërdorimet nuk mbrohet asnjë lloj imuniteti kushtetues apo ligjor në Republikën e Kosovës.

Tha, se ky vendim i hap dyert për kriminalizimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Kurteshi tha po ashtu se nesër Gjykata mund të falsifikoj vendime sa t’ua merr qytetarëve edhe shtëpitë.