Kurteshi: Të ndalohen ndërhyrjet nga jashtë në UP

Avokati i Popullit Sami Kurteshi ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Ramë Buja, që ta pezullojë vendimin për regjistrimin e familjarëve të kategorive të dala nga lufta. 

Lajme

04/12/2014 16:17

Në një ligjëratë në universitetin AAB, Kurteshi ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.

Ndërsa ka kërkuar që të ndalen ndërhyrjet nga jashtë në punën e Universitetit Publik të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

“Çdo ndërhyrje nga jashtë që nuk është e ligjshme në punën e çdo universiteti, qoftë privat apo edhe publik, është e pa tolerueshme”, ka thënë Kurteshi.