Kurteshi: Me Vetëvendosjen na përputhen shumë qëndrimet (Video)
Ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, pas aderimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se këtë e ka bërë pasi që u përputhen shumë qëndrimet politike, sidomos pas zhvillimeve të fundit.

Lajme
Në një konferencë të organizuar nga VV, kreu i këtij subjekti politik tha se angazhimi i Kurteshit në këtë subjekt politik, paraqet një nderë për ta.
“Sami Kurteshi prej sot do të jetë pjesë e jona dhe do të angazhohet në aktivitet tona për Republikën. Është ndër dhe kënaqësi për neve që së bashku me të do jemi pjesë së bashku”.
Ndërsa ish avokati Kurteshi tha se tash e tutje do të jetë aktiv në jetën politike të Kosovës.
“Pyetja se çfarë do të bëjë pas përfundimit të mandatit si avokat i popullit, ka një përgjigje, jam pjesë e Vetëvendosjes. Sa kam qenë avokat i popullit, nuk kam qenë pjesë e as një partie politike”.
I pyetur nëse do të jetë në protesta ka thënë se nuk ka arsye që të mos jetë pjesë e protestave që kanë qëllime fisnike.
Ndërsa veprimet e opozitës në Kuvend i sheh si të arsyeshme pasi kanë qëllim kundërshtimin.
Për protestën e fundit, Kurteshi thotë se ka pasur shkelje të drejtave të njeriut edhe nga policia edhe nga protestuesit.
