Kurteshi i pengojnë gazetarët: Largohuni, po i këqyrin kompjuterat, po i shohin dokumentat

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi është përplasur me gazetarët në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor duke thënë se gazetarët po shohin dokumentet dhe po këqyrin në kompjutera. Kurteshi pas përmbylljes së punimeve të KQZ-së u tha gazetarëve që të tërhiqen në këndin që është i parashikuar për ta. “Gazetarët përtej atje nuk kanë të drejtë…

Lajme

02/12/2025 15:57

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi është përplasur me gazetarët në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor duke thënë se gazetarët po shohin dokumentet dhe po këqyrin në kompjutera.

Kurteshi pas përmbylljes së punimeve të KQZ-së u tha gazetarëve që të tërhiqen në këndin që është i parashikuar për ta.

“Gazetarët përtej atje nuk kanë të drejtë të hyjnë këtu. Përfundimisht ne jemi marrë vesh këndi i mediave është atje, as nuk ju pengoi kërkush. Po i shohin dokumentet po këqyrin në kompjutera. Ju lutem këndi i mediave është atje. Ju lutem këndi i mediave është atje, largohuni”, tha Kurteshi.