Kurteshi: Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore, Daka mban anën e PDK-së dhe LDK-së

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do t’i ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Lajme

22/01/2021 21:08

Anëtari i VV-së në KQZ-së, Sami Kurteshi, tha se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ankesë.

“Ne do ti ndjekim gjitha rrugët ligjore që janë më dispozicion sipas ligjit. KQZ-ja nuk ka kërkuar me bë ndërrimin e tyre as KGJK-ja nuk ka kërkuar sepse ofron informata për KQZ-në për personat në qoftë se kanë dënime”, tha Kurteshi.“Ne jemi të bindur që garojmë në zgjedhje, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme ka me vendosur në favorin tonë sepse Daka ka treguar që të jetë në dispozicion të PDK-së dhe LDK-së”, shtoi ai.

Edhe anëtari i Nismës, Eshref Vishi, ka thënë se do ta shfrytëzojnë mundësinë e ankesës, dhe sipas tyre Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa nuk do të veprojnë politikisht dhe janë të bindur se do të  marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Subjektet politike që mendojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve. /Lajmi.net/