Kurteshi- anëtarëve të KQZ-së: Mos vuni bre për pare, vi unë edhe ashtu jam shpallë si milionerë
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi është deklaruar në lidhje me diskutimin e hapur mbi mos-ndarjen ende të buxhetit për zgjedhjet. Me këtë rast, Kurteshi tha se s’ka nevojë të diskutohet e të “vuajnë” për pare. “Pse po vuni për pare bre, s’bën na me vujt për pare…Nëse s’ka buxhet vi…
Lajme
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi është deklaruar në lidhje me diskutimin e hapur mbi mos-ndarjen ende të buxhetit për zgjedhjet.
Me këtë rast, Kurteshi tha se s’ka nevojë të diskutohet e të “vuajnë” për pare.
“Pse po vuni për pare bre, s’bën na me vujt për pare…Nëse s’ka buxhet vi unë bre a më kanë shpallë milionerë. Vi unë.Ato gjenden edhe prej kursimeve, e prej rezervave. Por për zgjedhje, s’do të ketë institucione nëse s’ka zgjedhje, prandaj gjenden mjetet.E kjo çështja e zgjedhjeve është sa me thanë diçka, opozita duhet me i mshu qeverisë e mirë është me i mshu”,tha Kurteshi, transmeton lajm.net.
Po ashtu Kurteshi tha se paratë apo buxheti për zgjedhje gjenden.
“Janë 3 milionë e 700 mijë që janë kërku për dërgimin e postës jashtë, t’i lëmë krejt anash. Kolegu po thotë paragjykim, e ne po paragjykojmë e po e marrim si të mirëqenë, por duhet bazuar diku ky paragjykim. Qeveria i jep paret, qahre se ka pa i dhanë”, shtoi ai./Lajmi.net/