Kurt Zouma transferohet në Everton 23 orë pas mbylljes së afatit kalimtar

Kurt Zouma do të jetë pjesë e Evertonit në sezonin 2018/2019 në Premierligë.

Sport

10/08/2018 17:15

Everton kanë përfunduar marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Chelsea, Kurt Zouma, 23 orë pas përfundimit të afatit kalimtar.

Francezi 23 vjeçar i është bashkuar Evertonit në formulën e huazimit.

Të dy skuadrat, Chelsea dhe Everton kanë paraqitur marrëveshjen ditën e enjte para mbylljes së afatit kalimtar në orën 18:00, ndërsa sot kanë finalizuar detajet e tjera për të kompletuar këtë transferim.

Zouma sezonin e fundit e kaloi si huazim te Stoke City./Lajmi.net/