“Kurrë nuk kthehem te Barcelona”

Pep Guardiola nuk do të drejtojë më Barcelonën.

Sport

10/06/2018 09:19

Trajneri spanjoll ka bërë të ditur se te Barcelona më nuk do të rikthehet, së paku jo si trajner.

Guardiola ka qenë trajner i Barcelonës për katër vite, ku kjo skuadër arriti sukseset më të mëdha në histori të saj.

“Si trajner nuk do të rikthehem kurrë, sepse unë nuk jam i njëjti, ose ata nuk më shohin mua në të njëjtën mënyrë”, ka deklaruar Guardiola.

47 vjeçari aktualisht drejton Manchester Cityn, me të cilën skuadër sezonin që lamë pas fitoi titullin e Premierligës./Lajmi.net/