Kurir: Skënderbeu ishte kalorës serb

Inati i medieve serbe ndaj shqiptarëve, po kalon çdo kufij. Këtë herë ata flasin për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Lajme

16/01/2015 19:26

Ky medium serb që njihet për qasje nacionaliste, kësaj radhe ka botuar një tekst, ku thuhet se Skënderbeu kishte qenë serbë, por i është përvetësuar nga shqiptarët.

“Njerëzit dhe historianët serbë kanë lënë në hije heronjtë e tyre, të cilët janë duke rënë në errësirën e harresës ose thjesht janë përvetësuar nga kombet e tjera”, shkruan gazeta Kurir, duke mos lënë pas edhe akuzuat e ofendimet ndaj historianëve shqiptarë.

“Kurir” shkruan se shqiptarët janë një komb pa origjinë.

“Historiani anglez Eduard Gibbon në librin e tij ‘Historia e venitjes dhe rënies së Perandorisë Romake’ e vitit 1788, në mënyrë të qartë ka shkruar se Kastriotiq e ka origjinën nga dinastia e vjetër serbe e Braniloviqëve të Zetës. Populli dhe historianët serbë e kanë pasur të lehtë të hedhin poshtë kalorësit dhe heronjtë serbë. Ngaqë janë harruar nga historianët serbë, këta heronj janë duke rënë në errësirën e harresës, apo thjesht po konfiskohen dhe përvetësohen nga njerëz të tjerë! Një fat i tillë i ka ndodhur kalorësit serb dhe gjeneralit të Papës, Gjorgje Braniloviq Kastriotiq, të cilin shqiptarët e kanë deklaruar si heroin e tyre kombëtar. Madje, edhe flamurin e tij e kanë kthyer në simbolin e tyre kombëtar”, shkruan Kurir.

Duke i cilësuar shqiptarët me emrin “arnautë”, Kurir shkuan se populli jonë ka bërë propagandë për figurën e heroit, duke e bërë të mundur përvetësimin e tij.

“Në mungesë të heronjve të tyre mesjetarë dhe kombëtarë, arnautët zbuluan Skënderbeun. Në vitin 1898 Naim Frashëri botoi një libër me titull ‘Historia e Skënderbeut’, ku deklarohet se ai është heroi më i madh i të gjitha kohërave, duke injoruar faktin se ai ka luftuar kundër myslimanëve”, shkruan Kurir. “Skënderbeu nuk është thjesht kalorës serb, por historianët tanë hoqën dorë lehtë duke e harruar atë. Arnautët e kuptuan se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimore e të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër të madhe duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në Ballkan”. /Shekulli/