Kurir: Provokim i ri nga tifozët shqiptarë

Portali serb “Kurir” është ankuar se tifozët shqiptarë sërish e provokuan Serbinë edhe në ballafaqimin miqësor kundër Francës në Rennes.

Sport

15/11/2014 00:28

Shqipëria zhvilloi lojë fantastike dhe barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Francës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Rennes.

Dhe, dueli u përcoll nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë. Me mbështetjen e tyre të zjarrtë ata motivuan futbollistët shqiptarë në fushë, por sërish zgjuan vëmendjen e serbëve që si zakonisht, u akuzuan për sjelljen e tyre.

Portali serb “Kurir”, shkruan se tifozët provokuan Serbinë me këngë nacionaliste, dhe me shfaqjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe, i njëjti që valoi mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, në ndeshjen e ndërprerë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.